PSZh heq fanellat e Mbappe nga dyqanet e saj

Paris Sen Zhermen dhe Kylian Mbappe, një vit pas rinovimit solemn të partneritetit të tyre, tashmë duken aq larg, sa që asgjë në botë nuk mund t’i bashkojë.

Mbappe është në kontratën e tij të pasur (90 milionë në vit dhe 40 milionë bonus besnikërie) me Parisin duke e lënë atë jashtë ekipit të parë dhe tani po vazhdon me zhdukjen e tij të plotë nga përditshmëria e klubit.

Pasi hoqi imazhin e tij nga të gjitha marrëveshjet reklamuese (ku prezenca e tij ishte më se dominuese), klubi vendosi të hiqte fytyrën e tij nga imazhi qendror i faqes zyrtare të Parisit dhe sot erdhi goditja e re.

Punonjësit e dyqanit zyrtar të Paris Sen Zhermen po heqin nga raftet bluzat e Mbappes, duke treguar se mardhënia e tyre e thyer nuk mund të ringjitet më.

Leave a Reply