Mes të arrestuarëve një shqiptar, grekët: Tifozët kroatë erdhën të organizuar

Mbrëmjen e djeshme rrugët e Athinës janë përgjakur nga përplasjet mes huliganëve kroatë dhe atyre grekë. AEK dhe Dinamo Zagreb do të sfidoheshin mbrëmjen e sotme në kuadër të turit të tretë të Ligës së Kampionëve, mirëpo e njëjta tashmë edhe zyrtarisht është shtyrë për një datë tjetër.

Deri te përplasja mes tifozërive kishte ardhur vetëm pas Dinamo Zagreb kishte mbyllur stërvitjen në stadiumin “OPAP Arena”.

Nga kjo përleshje kishte ndërruar jetë një tifoz grek, i cili ishte goditur me thikë.

Gjithashtu të plagosur kishin mbetur 8 persona, teksa një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas gjithë kësaj tollovie, policia greke njofton se ka arrestuar 98 tifozë, mes tyre 87 kroatë, një shqiptar, një austriak, një boshnjak, një gjerman dhe 5 grekë.

Sipas mediave greke bëhet me dije se tifozët kroatë kanë udhëtuar të organizuar në Athinë, pavarëisisht vendimit të UEFA-s për ndalimin e tyre.

“Rreth orës 22:00 e kisha lokalin gjysmë plot. Dikush erdhi dhe më paralajmëroi. Një tifoz i AEK erdhi dhe më tha se po vinin kroatët. Më tha që të largoja njerëzit. Pas 10 minutash nisën që të ndiznin zjarre. Rreth 200-300 vetë filluan të thyenin çdo gjë. Rrugës poshtë, lokalet u boshatisën, nisën të hidhnin karriget dhe u përplasën me 20-30 fansa të AEK-ut”, – ka theksuar një grek që ishte dëshmitar i ngjarjes.

Leave a Reply