E ndaloi Ajetin, presidenti i Adana Demirspor tregon se çfarë bisedoi me mbrojtësin shqiptarë (VIDEO)

Skuadra e Adana Demirspor u kualifikua në turin e tretë të Ligës së Konferencës, edhe atë falë një goli të shënuar vetëm në minutën e 94-të përballë rumunëve të Kluzh.

Pas ndeshjes është parë një nga skenat e rralla në futboll. Presidenti i ekipit turk, Murat Sançak, është afruar më pas te lojtari më i mirë i Kluzh në fushën e lojës, Arlind Ajeti.

Sançak kishte mbetir i impresionuar nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, me paraqitjen që ai bëri ndaj skuadrës turke të Adana Demirspor.

Pasi e ka takuar dhe i ka treguar idenë e tij për ta transferuar, presidenti i Demirspor ka parë edhe njëherë për siguri emrin e shënuar në fanellë te Arlindi dhe i ka thënë drejtorit sportiv të ekipit: “Ne duhet ta marrim këtë lojtar”.

Ndërkohë ishte vetë presidenti i Adana Demirspor, Murat Sançak, që ka treguar për median turke “Photomac” se çfarë ka biseduar me mbrojtësin shqiptarë.

“E pyeta Arlind Ajetin nëse donte të vinte te ne. Më pas thirra drejtorin sportiv, Gokhan Gokturk dhe i thashë që të merrej me këtë punë. Tani duhet ta shohim si do të shkojnë punët”, tha presidenti i Demirspor.

Leave a Reply