U eliminua nga Beshiktashi në turin e dytë, ja shuma që ka përfituar Tirana në Europë

Tirana u eliminua nga Beshiktashi në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Mirëpo edhe përkundër këtij eliminimi të hershëm, “bardheblutë” nga Tirana kanë përfituar 550 mijë euro nga UEFA.

Ama bonusi nuk janë paratë e Europës, por ajo që fituan nga sfida me Beshiktashin ishte më shumë nga sa mund të grumbullonin nga turi i tretë i Ligës së Konferencës. Tirana shiti 11 mijë bileta, ndërsa nga ana tjetër e ardhur për sfidën me Beshiktashin ishin reklamat në stadium.

Po kështu, bardheblutë shitën 300 mijë euro të drejtën e TV-së për sfidën me Beshiktashin dhe gjithçka mesa është marrë vesh është mbyllur me një fitim mbi 1 milion euro.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply