Etrit Berisha pranë transferimit te Sampdoria

Etrit Berisha me shumë gjasa do të mbetet në Itali. Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas të cilave drejtuesit e Sampdorias kanë piketuar portierin shqiptar, në rast të largimit të Auderos.

Tashmë ky i fundit pritet jetë pjesë e Interit si portier i dytë, duke i hapur kështu rrugën e transferimit Etrit Berishës.

Prej kohësh Etrit Berisha nuk luan për shkak të mardhënieve të krisura me Torinon, teksa duket se së fundmi do gjejë një destinacion të ri.

Leave a Reply