Operohet portieri i Tiranës, Selmani nga spitali: Faleminderit Zotit

Gentian Selmani i është nënshtruar një operacioni në gju pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Beshiktash në kuadër të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Portieri i skuadrës së Tiranës ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar se gjithçka ka shkuar mirë. Ai falënderon gjithë miqtë e tij për mbështetjen e treguar, ndërsa në Instagramin e vet shkruante:

“Faleminderit Zotit. Operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithë, ju miq për mesazhet dhe mbështetjen”.

Edhe pse nuk është zyrtare, me gjasë Selmani do të kthehet në fushë në fund të muajit janar. Një humbje e madhe padyshim edhe për nënkampionët e Shqipërisë që duhet të bëjnë planet pa Selmanin në skuadër, për gjysmën e parë të këtij sezoni.

Leave a Reply