Kumanovari Alban Memedi, i bashkohet Bregallnicës

Alban Memedi ka vendosur që ti bashkohet Bregallnicës, duke i dhënë fund qëndrimit të tij te Kozhuvi, te e cila skuadër së bashku me Vebi Islamin kishin luajtur një rol të rëndësishëm gjatë stinorit vjeshtorë, shkruan “infOSport.mk”.

Memedi mund ti mbulojë të gjitha pozitat në repartin e sulmit, gjë kjo që ka shtyrë drejtuesit e skuadrës nga Shtipi për ti ofruar kontratë sulmuesit nga Kumanova, që në të kaluarën kishte veshur edhe fanellën e Bashkimit, Lirisë së Prizrenit, Detonit Plaçkovica, Kozhuv, ndërsa gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjëve të Shkëndijës së Tetovës, me të cilët kishte luajtur në UEFA Youth League.

Përveç Memedit, Bregallnica gjithashtu prezantoi edhe Nikolla Taleskin, një sulmues tjetër që vjen nga rradhët e Slloga Vinicës. Ndryshe gjatë karrierës së tij, 20-vjeçari kishte luajtur edhe me AP Brera, Pobedën dhe Bellasicën. (infOSport.mk)

Leave a Reply