Shkëndija në një ndeshje fer dje korrekte të zhvilluar në Shkup, ka shënuar fitore minimale 1:0 në derbi ndeshjen e sezonit kundër Vardarit, duke bërë që gara për titull tashmë të bëhet edhe më e zjarrtë, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë fitore, Shkëndija tashmë ka vetëm një pikë më pak se Vardari, që vazhdon të mbajë kryesimin, mirëpo që tashmë do të ketë gjithnjë shqetësimin e “kuqezinjëve” nga Tetova.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte Liridon Latifi që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Shkëndijën, kur mjaft mirë pranoi një top nga Besart Ibraimi.
Me këtë fitore, Shkëndija tashmë numëron 51 pikë, vetëm një më pak se Vardari i vendit të parë, ndërsa pas tyre me 44 pikë renditet Struga Trim Lum. (infOSport.mk)
