Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë, e udhëhequr nga Goran Stankovski, ka pësuar disfatë minimale 1:0 në ndeshje e dytë miqësore kundër moshatarëve të Malit të Zi, e zhvilluar në Podgoricë.
Golin e vetëm dhe të fitores për malazezët në këtë ndeshje, e realizoi Lazar Radonjiç në minutën e 86-të.
Kujtojmë, në ndeshjen e parë, po të zhvilluar në Podgoricë, përfaqësueset U15 të Maqedonisë dhe Malit të Zi, kishin barazuar me shifrat 1:1.
Në atë ndeshje golin e vetëm për “verdhekuqtë” e rinj e kishte realizuar Jovan Jançevski.
MALI I ZI – MAQEDONIA 1:0 (0:0)
Stadiumi: Kampi stërvitor Buduçnost – Podgoricë
Arbitër kryesor: Nikola Kaleziç (Mali i Zi)
FORMACIONI, MAQEDONIA U15:
Ognen Bozhinovski, Ejman Emini (Andrea Blazhev 87’), Din Rozhajac, Dragan Petkov (Stefan Stojanovski 61’), Davor Tanevski, Amar Neziri, Pavel Dimoski, Joan Gjorgjievski (Adel Mustafi 46’), Dijar Aliju (Jovan Janeçevski 46’), Gorazd Ristovski (Hamza Zumberi 87’), Jetmir Asani;
Trajner: Goran Stankovski;
