Përveç ndeshjes me Bosnje e Hercegovinën, përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë në ditët e para të muajit qershor do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore luksi, atë kundër Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja këto ndeshje përfaqësuesja futbollistike e vendit do ti zhvillojë si mysafir. Ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Bosnje e Hercegovinës mes datave 31 maj-01 qershor, ndërsa ndeshjen kundër Turqisë, të besuarit e Goce Sedlloskit pritet ta zhvillojnë vetëm disa ditë më vonë në Antalia.
Dy super ndeshje për ekipin tonë përfaqësues futbollistik, që nuk pati fatin e dy kundërshtarëve të rradhës, që do të luajnë në Kampionatin Botëror 2026.
Turqia do të luaj në grupin “D”, bashkë edhe me Paraguain, SHBA-në dhe Australinë, ndërkohë Bosnje e Hercegovina do të jetë pjesë e grupit “B”, së bashku edhe me Zvicrën, Kanadanë dhe Katarin.
Bosnje e Hercegovina ndeshjen e parë në KB 2026 do ta zhvillojë me datë 12 qershor kundër Kanadasë, ndërkohë Turqia paraqitjen e saj të parë në botërorin e këtij viti do ta zhvillojë me 14 qershor kundër Australisë.
Që të dyja kombëtareve, Turqisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ndeshjet kundër Maqedonisë do të ju shërbejnë si “gjenerale” para startit të Botërorit, që për herë të parë në histori do të mbahet në tre shtete të ndryshme, SHBA, Kanada dhe Meksikë. (infOSport.mk)

