Sot në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të zhvillohen dy takimet e rradhës. Në Tetovë, Shkëndija do të mirëpret Pelisterin, derisa në Shkup, Vardari do të jetë nikoqir i Makedonija Gj.P në duelin mes dy skuadrave ga kryeqendra jonë, shkruan “infOSport.mk”.
Ndërkohë, tashmë Komisioni i arbitrëve pranë FFM-së, ka caktuar edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e skuadrave që po luftojnë për titullin e kampionit.
Në Tetovë, kryesor do të jetë Igor Stojçevski, të cilit do ti asistojnë Martin Petkovski dhe Filip Ickovski, derisa rolin e arbitrit të katërt do e luaj Ivana Projkovska.
Në dhomën VAR do të jenë Vlatko Ilioski dhe Boris Trajkov, delegat i takimit do të jetë Venco Zafirov, derisa në rolin e kontrolluesit do të jetë Nikolla Karakolev.
Shkupjani Benjamin Qerimi, një ndër arbitrët më me perspektiv në vend, do të jetë kryesori i takimit midis Vardarit dhe Makedonija Gj.P. në arenën “Todor Proeski”.
Ndihmës i tij i parë do të jetë Goce Petreski, derisa ndihmës i dytë, Aleksandar Gjurkovski. Plarent Salihi do të luaj rolin e arbitrit të katërt.
Arbitër në VAR do të jetë Aleksandar Grujoski, ndërkohë Vjollca Izairi do të jetë AVAR arbitër.
Për delegat është përcaktuar Dritan Bakalli, ndërkojë Josip Barton do të jetë në cilësinë e kontrolluesit të ndeshjes.
Që të dyja takimet e sotme, startojnë në ora 15:30. (infOSport.mk)


