Tensione dhe përplasje në xhveshtoren e Ballkanit! Ismajlgeci refuzon të paraqitet në pjesën e dytë pas debatit me drejtuesit!

Humbja e Ballkanit ndaj Dukagjinit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ka nxitur një debat të madh në taborin e skuadrës nga Suhareka, përcjellë “infOSport.mk”.

Kanal10 mëson ekskluzivisht se në pushimin mes pjesëve drejtuesit e klubit të Ballkanit kanë hyrë në dhomat e xhveshjes të nervozuar dhe kishin pasur një debat të madh me disa nga futbollistët.

Nga nervoza e madhe dhe duke u ndjer i fyer, futbollisti Marsel Ismajlgeci vendosi që të largohet nga dhoma duke mos pranuar të paraqitej në pjesën e dytë të takimit.

Madje sipas asaj që mëson Kanal10 futbollistët që ishin prezent në dhomat e xhveshjes kishin ndalur një konfrontim fizik mes palëve.

Ballkani u mposht 0:3 në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Dukagjinit, ndeshja e kthimit zhvillohet në Klinë me datë 22 prill.

Leave a Reply