Hajduti me forcë u fut në shtëpnë e Skriniar, i ‘a vodhi të gjitha paratë!

Kapiteni i Fenerbahçes, Milan Skriniar, përjetoi një makth të madh ditën e fundit. Një hajdut hyri me forcë në shtëpinë luksoze të tij në lagjen “Beykoz” të Stambollit dhe vodhi të gjitha paratë! Pas ankesës së Skriniar, policia është në kërkim të hajdutit.

Sipas mediumit turk “Sabah”, qendërmbrojtësi sllovak është tronditur nga një vjedhje me thyerje të shtëpisë.

Dyshohet se hajdutët kanë hyrë me forcë në vilën e Skriniar në një kompleks luksoz në Beykoz të Stambollit dhe kanë vjedhur të gjitha paratë që ndodheshin brenda.

Skriniar e vuri re situatën. Ai shkoi direkt në stacionin e policisë.

Pas ankesës së kapitenit të Fenerbahçes, ekipet e policisë nisën një hetim për të kapur hajdutët.

Leave a Reply