Arrestohet ish presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini!

Ish presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, është privuar nga liria si pjesë e një aksioni të Ministrisë së Brendshme, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, raporton “Skopje1”, duke cituar burime nga hetimi.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai dyshohet për përvetësim të afërsisht 700,000 eurove, fonde që UEFA i’a ndau FFM-së për ndërtimin dhe avansimin e një tribune në stadiumin e qytetit në Ohër.

“Në kuadër të një çështjeje të ngritur në Prokurorinë Publike të Shkupit, oficerë policie nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminale privuan një person nga liria për shkak të veprimeve që tregojnë dyshime për vepra të kryera penale – përvetësim dhe abuzim. Veprimet ende po ndërmerren me urdhër të prokurorit publik, dhe më shumë detaje rreth rrjedhës së mëtejshme të procedurës do të ndahen pas përfundimit të veprimeve në vazhdim” – njoftuan nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit.”

Siç theksohet, abuzimet e mundshme u zbuluan pas ndërrimit të udhëheqjes në federatë, pas së cilës rasti u raportua në institucionet kompetente.

 

Leave a Reply