Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Leonid Jandreoski dhe Goran Pandev, morrën pjesë në Kongresin e 76-të, të FIFA-s në Vankuver.
Në kongres, delegacioni ynë do të marrë pjesë aktive në marrjen e vendimeve që ndikojnë drejtpërdrejt rreth të ardhmes së futbollit botëror.
Në fokus janë stabiliteti financiar dhe politikat e zhvillimit, miratimi i raporteve të vitit të kaluar, përcaktimi i buxheteve për ciklin 2027-2030, si dhe disa pzetje kruciale në lidhje me qeverisjen dhe integritetin e futbollit.
“Prania jonë do të thotë pjesëmarrje aktive në krijimin e së ardhmes së futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar”, kishte shkruar numri 1 i futbollit vendor Masar Omeragiç në fundin e postimit të tij në profilin e tij zyrtarë në facebook.

