Mbyllen 45 minutat e para në tre ndeshjet e ditës së sotme, të vlefshme për javën e 32-të në Ligën e Parë Futbollistike, njofton “infOSport.mk”.
Në Gostivar, në një super ndeshje, Bashkimi falë “dopietës” së Avornyos dhe një goli tjetër të Filip Aleksovskit, zhvlerësuan shumë shpejtë golin e Carlos Cabarcas, me të cilin Makedonija Gj.P kishte avansuar e para në këtë ndeshje.
Në duelin mes skuadrave shkupjane, Rabotniçki e mbylli me “manita” pjesën e parë ndaj FC Shkupit, ndërkohë në Kavadar, Tikveshi falë golave të Ackovskit dhe Sylla nga pika e bardhë po avanson me shifrat 2:0 përballë Pelisterit, skuadër kjo që mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor do të duhet ta kërkoj përmes ndeshjes së balotazhit. (infOSport.mk)
