Janë përcaktuar tashmë edhe terminet e ndeshjeve të javës së fundit për sezonin 2025/26, ku tashmë është përcaktuar edhe kampioni i ri i vendit, shkruan “infOSport.mk”.
Vardari pas plotë 6 viteve riktheu titullin, ndërsa ndeshjen e fundit ndaj rivalit të madh, Shkëndijës do ta zhvillojë të shtunën me fillim në ora 18:00 në arenën “Todor Proeski”.
Po të shtunën e 23 majit, në Gostivar mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shqiptare, KF Arsimi dhe Struga Trim Lum. Kjo ndeshje pritet të dhuroj spektakël dhe shumë gola, pasi të dyja skuadrat futen pa ndonjë presion shtesë, me ekipin strugan që ka siguruar tashmë pozitën e tretë dhe skuadrën çegranase që ka siguruar mbijetesën në sezonin e saj debutues në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Të dielën në skenë do të dalin edhe dy skuadrat tjera shqiptare, Bashkimi dhe FC Shkupi. Këta të fundit tashmë është e ditur se do të luajnë në Ligën e Dytë, ndërsa ndeshjen e fundit si pjesë e elitës për sezonin 2025/26, do ta zhvillojnë kundër AP Brera në Strumicë.
Bashkimi, që tashmë ka siguruar mbijetesën, sezonin aktual do e mbyll me ndeshjen në transfertë kundër Pelisterit.
Java e 33-të dhe e fundit për sezonin 2025/26 në elitën e futbollit vendor, mbyllet të hënën me dy ndeshje pa shumë peshë, pasi tashmë Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë.
“Romantikët” si vendas në xhiron e fundit do të mirëpresin Tikveshin, derisa në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija Gj.P do të jetë nikoqir i Sileksit.
| LPFMV – Java 33 | ||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
RENDITJA PËRFUNDIMTARE
Vardari ka dalë tashmë kampion, ndërsa Shkëndija ka siguruar epitetin e nënkampionit. Kjo skuadër gjithashtu do të luaj në finale të Kupës, që është shumë e rëndësishme për skuadrën e Struga Trim Lum, që tashmë ka siguruar pozitën e tretë në renditjen tabelare.
Një fitore eventuale e Shkëndijës në finale të Kupës, do bënte që Struga Trim Lum të siguronte një vend për në ndeshjet e Ligës së Konferencës, ndërsa në të kundërtën, një gjë të tillë do të bënte Sileksi, që në anën tjetër sezonin 2025/26 po e mbyll në pozitën e 4-të.
Dilema e vetme mbetet renditja e skuadrave në pozitat 5,6 dhe 7, e ku për momentin ndodhen Tikveshi (45 pikë), Arsimi (43 pikë) dhe Bashkimi (42 pikë). Vetëm në këto tre pozita mund të ketë ndryshime, ndërkohë tashmë dihet se Pelisteri dhe AP Brera në pozitat 8 dhe 9 do të luajnë në balotazh me skuadrat e renditura në pozitat 2 dhe 3 në Ligën e Dytë, ndërkohë tre skuadrat shkupjane, Rabotniçki, Makedonija GJ.P dhe FC Shkupi, edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)


