Komisioni Discipinor pranë FFM-së, ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për skuadrat e Ligës së Parë, e që kanë të bëjnë për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, por edhe për shkak brohoritjeve fyese.
Kështu, skuadra e Sileksit, për shkak se tifozët e saj në ndeshjen finale të Kupës kundër Shkëndijës kishin përdorur mjete piroteknike, dënohet me të holla, që kapin vlerën e 5.000 eurove.
LEXO GJITHASHTU: FFM, 105 mijë euro gjobë për Shkëndijën dhe përjashtim nga garat e Kupës për edicionin 2026/27!
Ndërkohë me një vlerë prej 15.000 eurove është dënuar edhe Vardari, për shkak të brohoritjeve fyese nga tifozët dhe festimeve të papërshtatshme të titullit nga ana e lojtarëve.
Njëkohësisht, Komiteti Disciplinor pranë FFM-së, thuhet se ka nisur procedurë kundër KF Vardarit për përdorimin e mjeteve piroteknike në ndeshjen e raundit të 33-të kundër Shkendijës në arenën “Todor Proeski”. (infOSport.mk)

