Omeragiç në Stamboll u takua me homologun e tij turk, Haxhiosmanogllu

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiç gjatë qëndrimit në Stamboll, aty ku përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi miqësore kundër Kombëtares së Turqisë, ka shfrytëzuar rastin për tu takuar me homologun e tij, Etem Haxhiosmanogllu, me të cilin biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit midis dy federatave.

Në takimin e dy presidenteve u shkëmbyen edhe ide dhe propozime për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen, me qëllim promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe zhvillimin e futbollit në të dyja vendet.

Numri 1 i futbollit vendor, Masar Omeragiç e vlerësoi takimin si jashtëzakonisht të suksesshëm dhe miqësor, duke vënë në dukje se ekziston një dëshirë e fortë për një bashkëpunim edhe më të ngushtë midis Shtëpive të Futbollit të Maqedonisë dhe asaj të Turqisë.

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Etem Haxhiosmanoglu, dhe ekipin e tij më të ngushtë. Shkëmbyem ide për përmirësimin e bashkëpunimit midis dy federatave dhe diskutuam projekte që mund të na afrojnë më tej. Faleminderit për mikëpritjen e sinqertë dhe miqësore. I uroj Turqisë shumë suksese në periudhën e ardhshme. Futbolli krijon miqësi të qëndrueshme” – ka shkruar në profilin e tij Presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç. (infOSport.mk)

 

 

 

Leave a Reply