Besir Iseni bën hapin e madh në karrierë! Transferohet në Skoci

Besir Iseni pas paraqitjeve bindëse në kontinuitet me Dukagjinin në elitën e futbollit kosovar, tashmë është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke provuar veten në futbollin evropian.

Iseni ka vendosur që të transferohet në futbollin skocez, aty ku disa skuadra e monitoronin tashmë një kohë më të gjatë.

infosport.mk një gjë të tillë kishte bërë të ditur që në muajin prill, kur i njëjti ishte në bisedime e sipër me skuadrën e Hibernian dhe Livingston, drejtuesit e së cilës skuadër si duket kanë qenë më korrekt dhe kanë bindur shkupjanin, që tashmë pritet të luaj në një ndër ligat e njohura europiane.

Kujtojmë, Iseni edicionin që lamë pas me Dukagjinin fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, ndërsa në sezonin 2022/23, si pjesë e KF Tiranës, kishte fituar SuperKupën e Shqipërisë.

Ndryshe në karrierën e tij përveç dy klubeve të lartëpërmendura, Iseni, ka luajtur gjithashtu në Maqedoni edhe me Vëllazërimin e Kërçovës dhe Struga Trim Lum, për të cilën skuadër kishte realizuar njëherit edhe golin e parë europian. (infOSport.mk)

Leave a Reply