Sulmuesi maqedonas Ilievski i qëndron besnik Prishtinës

Sulmuesi maqedonas, Mario Ilievski, ka vazhduar bashkëpunimin me FC Prishtinën deri në vitin 2029.

24-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer me fanellën e skuadrës nga kryeqendra kosovare, duke realizuar 13 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat.

Me këtë kontribut, ai rezultoi të jetë golashënuesi më i mirë i ekipit dhe asistuesi i dytë më i suksesshëm i skuadrës gjatë edicionit 2025/26.

Ilievski aktualisht po vazhdon rikuperimin pas lëndimit të pësuar në fund të sezonit, ashtu që të gjithë nga tabori i Prishtinës presin rikthimin e tij në fushë, për të vazhduar aty ku e la dhe për të udhëhequr repartin ofensiv të skuadrës “bardheblu”  me gola, asistime dhe paraqitje të rëndësishme.

Leave a Reply