Ish futbollisti i FC Shkupit, Bajrami, te Spartak Trnava prezantohet nga legjenda e Liverpullit, Shkrtell!

Legjenda e futbollit sllovak dhe njëherit klubit të njohur anglez, Liverpullit, Martin Shkrtel, ka bërë prezantimin e mbrojtësit kosovar, Melos Bajrami, te Spartak Trnava.

Ka qenë vetë klubi i njohur sllovak që ka bërë publik transferimin e ish mbrojtësit të FC Shkupit, Melos Bajrami, së bashku me drejtorin sportiv të klubit, Martin Shkrtel.  Një moment i veçantë ky për futbollistin kosovar, që nis një kapitull të ri në karrierë te një nga klubet më të njohura në Sllovaki.

Kujtojmë, Bajrami në Maqedoni, përveç me fanellën e FC Shkupit, kishte luajtur edhe me atë të Makedonija GJ.P, ndërsa në Sllovaki te skuadra e Spartak Trnava, transferohet nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës, pjesë e së cilës skuadër ishte dy vitet e fundit.

Ndryshe gjatë karrierës së tij profesionale, mbrojtësi 24-vjeçar kishte luajtur edhe me Ballkanin, Skënderbeun e Korçës dhe Gjilanin. (infOSport.mk)

Leave a Reply