Interi dhe Milani dalin nga regjimi i mbikëqyrjes së UEFA-s për monitorim financiar

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se Inter dhe Milan kanë përmbushur të gjitha objektivat ekonomike dhe financiare të parashikuara në “Settlement Agreement”, si dhe janë në përputhje me rregullin e ri “Football Earnings Rule”, bazuar në raportet financiare të viteve 2023, 2024 dhe 2025.

Falë përmbushjes së të gjitha parametrave të kërkuar, të dy klubet milaneze dalin përfundimisht nga regjimi i mbikëqyrjes së UEFA-s, së bashku me PSZh, Monako, Beshiktash, Royal Antverpen dhe Trabzonspor.

Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) ka konfirmuar se Interi dhe Milani kanë përfunduar me sukses procesin e stabilizimit financiar të dakorduar me UEFA-n, pa asnjë dënim apo kufizim për pjesëmarrjen në garat europiane.

Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për të dy klubet, pasi konfirmon stabilitetin financiar dhe respektimin e plotë të rregullave të UEFA-s.

Për Interin, kjo tregon rrugëtimin nga një situatë e vështirë financiare disa vite më parë në një klub

Për Milanin, është gjithashtu një sinjal i fortë se klubi ka rikthyer ekuilibrin financiar dhe ka respektuar të gjitha kriteret e vendosura nga UEFA.

Leave a Reply