Pas pak në Nion të Zvicrës, do të hidhet shorti për ndeshjet e raundit të tretë të kompeticionit të tretë më të rëndësishëm në nivel klubesh nën ëmbrellën e UEFA-s.
Shkëndija, që në raundin e parë pa shumë probleme eliminoi skuadrën e FC Europa nga Gjibraltari, në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, gjithnjë nëse e kalon skuadrën sllovene në NK Bravo, mund të has në një kundërshtarë si FC Malisheva, që në raundin e parë kishte eliminuar Vllazninë e Shkodrës.
Në foto, në pjesën e poshtme me ngjyrë të bardhë mund të shihni kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës, e ku realisht nuk mungojnë emra të mëdhenj të skuadrave europiane, si Anderleht (Belgjikë), Hibernian (Skoci), apo edhe Hammarby(Suedi).
Shorti përfundimtarë do të hidhet sot me fillim në ora 14:00 në Nion të Zvicrës.
