Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dhe barnatoret “VIA FARM” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe sponsorizimi, me të cilën sigurohet mbështetje shtesë për kujdesin mjekësor të ekipeve përfaqësuese të vendit.
“VIA FARM” do të furnizojë përfaqësueset me mjetet mjekësore dhe suplementet e nevojshme, me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për kujdesin shëndetësor, rikuperimin dhe përgatitjen e futbollistëve.
Për federatën e futbollit vendor, partneritete të tilla përbëjnë një pjesë të rëndësishme në krijimin e një sistemi të plotë mbështetjeje për të gjitha përfaqësueset nga kategoritë më të reja, e deri te përfaqësuesja A.
“Shëndeti dhe kujdesi mjekësor për përfaqësuesit tanë përbëjnë një nga segmentet më të rëndësishme në funksionimin e çdo përfaqësuese. Përmes partneritetit me ‘VIA FARM’ sigurojmë mbështetje shtesë dhe cilësore për të gjitha përfaqësueset tona. Besojmë se bashkëpunimi do të jetë i suksesshëm dhe afatgjatë, ndërsa përfitimin më të madh do ta kenë futbollistët tanë dhe ekipet mjekësore që çdo ditë kujdesen për shëndetin dhe përgatitjen e tyre fizike.” – dekaroi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Leonid Jandrevski.
“VIA FARM” është një rrjet barnatoresh i përkushtuar në ofrimin e medikamenteve cilësore dhe të larmishme, suplementëve dhe pajisjeve mjekësore, me fokus në shërbim profesional dhe kujdes për shëndetin.
“Për ‘VIA FARM’ është ky një nder dhe krenari që do jemi partner të Federatës së Futbollit dhe që do të japim kontributin tonë në mbështetjen e përfaqësueseve futbollistike të Maqedonisë. Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që sjell ky partneritet dhe do të përpiqemi, me produkte cilësore, mjete mjekësore dhe suplementë, të jemi një mbështetje e sigurt për futbollistët dhe ekipet mjekësore.” – deklaroi Marica Ugrinovska Batkoska, drejtoreshë e “VIA FARM”.

