Shkëndija dhe Shkupi sipas planit, Renova me një lojtar më pak kthehet me barazim nga transferta në Kratovë

Shkëndija dhe FC Shkupi kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 21-të në elitën e futbollit vendor, ndërkohë  vetëm barazim pa gola për Renovën në transfertën ndaj Sileksit në Kratovë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Xhepçishti që nga minuta e 39-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të sulmuesit Emran Ramadani.

Ndërkohë Shkëndija në Tetovë pa shumë probleme me rezultatin 3:0 mundi Sileksin. Izair Emini shënoi golin e parë në minutën e 54-të, që më pas në listën e golashënuesve të regjistrohen edhe Agim Ibraimi, i cili realizoi golin e tij të parë me fanellën e Shkëndijës, teksa shkupjani Omar Imeri realizoi edhe golin e tij të tretë personal nga po aq ndeshje të zhvilluara gjatë stinorit pranveror, edhe atë 3 minuta para fundit të takimit, kur vendosi rezultatin përfundimtarë, Shkëndija 3, Bellasica 0.

Një fitore të madhe realizoi edhe FC Shkupi në transfertën ndaj Akademia Pandev në Strumicë. Të besuarit e trajnerit Umit Karan shënuan fitore 2:0 falë golave të Maharafa Tandina dhe Viktor Angellov, duke i shkaktuar kështu disfatën e parë skuadrës së trajnerit Trençovski në stinorin paranveror, pas atyre dy fitoreve të njëpasnjëshme.

Vardari fitoi derbin lokal ndaj Makedonija GJ.P, duke shënuar fitore 3:1, dhe duke iu hakmarrë në një farë mënyre për eliminimin në Kupë, teksa Rabotniçki falë golit të Vladimir Dimitrovskit në minutën e 21-të në Kërçovë mundi minimalisht Pobedën e Prilepit, që vazhdon të ndajë pozitën e fundit në renditje së bashku edhe me Bellasicën.

LPFM, Java 21
Ak. Pandev 0 – 2 Shkupi
Pobeda 0 – 1 Rabotniçki
Shkëndija 3 – 0 Bellasica
Sileksi 0 – 0 Renova 
Vardari 3 – 1 Makedonija Gj.P

 

Leave a Reply