Sot hidhet shorti për kalendarin në “Serie A”

Sot në orën 19:00 do të hidhet shorti për të përcaktuar kalendarin për sezonin e ri 2017/2018 në Serie A.

Që javën e parë të kampionatit italian fati mund të rezervojë përballje gjigante ku Milani dhe Juventusi mund të përballen më 20 gusht, shkruan “calcionews24”.

Fati mund të përcaktojë duelet Roma-Inter dhe Napoli-Lazio. Këto mund të jenë përballjet më të mundshme por shorti zyrtar që do të transmetohet në “Sky Sports” pritet të sjellë surpriza të tjera.

Leave a Reply