Skandal, futbollisti izraelit Farchi golin ndaj Austrisë e festoi duke imituar të shtëna me armë! (VIDEO)

Futbollisti izraelit Saied Abu Farchi, ME PLOTË TË DREJTË u përjashtua nga loja për shkak të festimit të tij pas golit të shënuar ndaj Austrisë në ndeshjen e mbrëmshme, e vlefshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve, shkruan “infOSport.mk”.

Farchi shënoi golin e barazimit për Izraelin ndaj Austrisë, por vetëm pak sekonda më vonë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e që automatikisht nënkuptonte të kuq dhe përjashtim nga loja.

Sulmuesi 20-vjeçar menjëherë pas golit të shënuar, vrapoi drejt flamurit të këndit, që më pas të bëjë një gjest të pahijshëm, pasi me të njëjtin ai imitonte të shtënat me armë, me shumë gjasa ndaj palestinezëve të pafajshëm, ndaj të cilëve shteti i tij tashmë vite me rradhë po i torturon në mënyrë barbare.

Arbitri bullgar Kabakov e konsideroi festimin provokues dhe e përjashtoi me plotë të drejtë nga ndeshja futbollistin e Izraelit, Saied Abu Farchi.

Pavarësisht këtij goli, me të cilin izraelitët përkohësisht barazuan shifrat, ata në fund pësuan disfatë 3:1 nga Austria.

Kujtojmë, pikërisht Austria do të jetë kundërshtari i rradhës i Kosovës në kuadër të grupit 4 të Ligës B të Kombeve, derisa Izraeli në Prishtinë kundër “Dardanëve” do të luaj me datë 14 nëntor.

Do të jetë kjo ndeshja e dytë, pasi ndeshja e parë, Izrael-Kosovë, do të luhet në Debrecen të Hungarisë me datë 01 tetor. (infOSport.mk)

Leave a Reply