Përzgjedhësi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Goce Sedlloski, ditën e sotme bëri publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme kundër Skocisë (13.11.) dhe Sllovenisë (16.11.), të vlefshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve në kuadër të Ligës B.
Maqedonia më 13 nëntor luan kundër Skocisë në Gllazgou, pas së cilës vijon ndeshja në shtëpi me Slloveninë më 16 nëntor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.
Sedlloski vendosi për një listë prej 26 futbollistësh, mes tyre edhe sulmuesi i Shkëndijës, Marko Gjorgjievski, ndërsa janë rikthyer edhe emrat si, Darko Çurlinov, Stefan Despotovski, Nikola Serafimov dhe Imran Fetai, për të cilin do të jenë këto ndeshjet e para pasi i njëjti u transferua te skuadra e njohur rumune e Dinamo Bukuresht nga rradhët e Shkëndijës.
Më poshtë keni listën e plotë të futbollistëve të ftuar nga ana e Sedlloskit.
Portierë: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, B e H), Davor Taleski (Vardar);
Mbrojtës: Nikola Serafimov (Levski, Bullgari), Anes Meljiqi (Shkëndija), Visar Musliu (Sint-Truiden, Belgjikë), Mario Mladenovski (Varazhdin, Kroaci), Bojan Ilievski (Tirana, Shqipëri), Stefan Despotovski (OFK Beograd, Serbi), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka, B e H), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Imran Fetai (Dinamo Bukuresht, Rumani);
Mesfushorë: Jani Atanasov (Aktobe, Kazakistan), Agon Elezi (Sarajevo, B e H), Boban Nikolov (Vardar), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka, Ukrainë), Elif Elmas (Atalanta, Itali), Enis Bardhi (Konyaspor, Turqi), Matej Gashtarov (Crvena Zvezda, Serbi), Ljupçe Doriev (Sogdiana, Uzbekistan), Darko Çurlinov (Pogon Szczecin, Poloni), Dimitar Mitrovski (Olimpija Ljubljana, Slloveni);
Sulmues: Elmin Rastoder (Panathinaikos, Greqi), Marko Gjorgjievski (Shkëndija), Azer Omeragiq (Vardar), Hristijan Maleski (Struga Trim Lum);

