Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll gjatë muajit nëntor do ti zhvillojë dy ndeshjet e saj të fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga B1. Skuadra e Goce Sedlloskit fillimisht me datë 13 nëntor do të luaj në transfertën në Gllazgou ndaj Skocisë, derisa tre ditë më vonë në Shkup do të mirëpresim ekipin kombëtar të Sllovenisë.
Gjatë ditës së sotme trajneri Sedlloski zbuloi emrat e futbollistëve, tek të cilët do të mbështetet për këto dy ndeshje, ndërsa njëkohësisht i njëjti shpjegoi zgjedhjet dhe pritjet e tij nga dy ndeshjet e fundit në grupin 1 të Ligës B.
Sedlloski theksoi se tashmë i njeh më mirë kundërshtarët, pasi veçmë jemi përballur me të dyja ekipet kombëtare. Theksi kryesor do të jetë në korrigjimin e gabimeve, disiplinë më të madhe dhe angazhim maksimal në fushë.
“Tashmë jemi përballur me të dyja ekipet kombëtare dhe e dimë se çfarë lloj ekipesh janë. Duhet të korrigjojmë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë me Skocinë. Nga ana e futbollistëve kërkoj që të vrapojnë më shumë, të kenë më shumë dëshirë dhe disiplinë në lojë. Skocia është një ekip i fortë kombëtar, por duhet të harrojmë rezultatet që i kemi lënë pas. Duam të përmirësohemi në këto dy ndeshje. Kjo është një listë lojtarësh që kanë më shumë minuta në klubet e tyre dhe kjo është arsyeja pse vendosa për këtë skuadër”, – tha Sedloski në Konferencën e sotme për shtyp.
Maqedonia është e fundit në grupin 1 në kuadër të Ligës B, aty ku po luan për herë të parë. Përmes këtyre dy ndeshjeve të fundit, futbollistëve “verdhekuq” do të tentojnë të bëjnë më të mirë dhe të fitojnë pikët e para në grup, e mbi të gjitha të shënojnë edhe golin e parë që mungoi në 4 ndeshjet e para. (infOSport.mk)

