Futsall-Botërori 2028, Maqedonia në grup me Spanjën dhe Finlandën! Hiseini shpalli listën e lojtarëve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall gjatë këtij muaji do të nis garat për kualifikim në Kampionatin Botëror të futsallit të vitit 2028.

Ekipi i udhëhequr nga Gazmend Hiseini, në prag të ndeshjes së parë kundër Finlandës do të grumbullohet me datë 6 nëntor në Shkup, para se të udhëtoj drejt qytetit finlandez të Vantaa, aty ku me datë 10 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të grupit 4 të raundit kryesor të kualifikimeve.

Në prag të këtij takimi, Gazmend Hiseini, tashmë ka bërë publike edhe listën e lojstarëve, tek të cilët do të mbështetet në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikuese.

Lista e lojtarëve të përfaqësueses së Maqedonisë në futsall:

Antonio Petrovski (portier), Ivan Stojanovski (portier);

Mario Blagojevski, Jasir Zekiri, Berat Ramadani, Jakup Ramadani, Naum Blazhevski, Bojan Janev, Taulant Ismaili, Abdil Kadir Jahja, Ivan Krstevski, Sadat Ziberi, Iljaz Çiljafi, Igor Leovski;

Trajner: Gazmend Husejini

Ndeshja Finlandë – Maqedoni është caktuar për datë 10 nëntor, me fillim në orën 18:30 sipas kohës sonë lokale (17:30 sipas kohës së Evropës Qendrore), në arenën “Energia Arena” në Vantaa.

Leave a Reply