Spanja vazhdon serinë e fitoreve, mposht edhe Çekinë

Spanja ka vazhduar me paraqitje të mira në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur Çekinë me rezultat 2:0 në udhëtim.

Alex Baena ka shënuar nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa Marc Pubill e ka vulosur fitoren e “iberikëve” në minutat e fundit të takimit.

Ishte kjo fitorja e 5-të nga po aq ndeshje për Spanjën në Grupin A3, ku vazhdon të kryesojë grupin me pikë të plota.

Në anën tjetër, Çekia e ka pësuar humbjen e pestë radhazi dhe mbetet pa pikë në këtë grup. Gjithashtu, vendasit e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Ladislav Krejci është ndëshkuar me karton të kuq.

Spanja të dielën do të përballet me Anglinë, teksa “Furisë së Kuqe” i mjafton edhe barazimi për ta siguruar vendin e parë në grup.

Leave a Reply