12 mln euro investime nga Qeveria e Kosovës për stadiumin e Prizrenit

Mbi 12 milionë euro do të investohen për rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, kanë njoftuar nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka bërë të ditur se ka nisur projekti për transformimin e këtij stadiumi në një hapësirë sportive moderne dhe funksionale, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive sipas standardeve të kërkuara nga UEFA.

“Do të vazhdojmë me avancimin e projekteve infrastrukturore sportive, me fokus në modernizimin e objekteve sportive dhe krijimin e standardeve të përshtatshme për zhvillimin e sportit në vend”, – ka thënë ministri i Sportit, Blerim Gashani.

 

 

Leave a Reply