Masar Omeragiç mirëpret Aleksander Çeferin në Shkup

Numri 1 i futbollit në vend, Masar Omeragiç sot në Shkup mirëpriti numrin 1 të UEFA-s, Aleksander Çeferin, njofton “infOSport.mk”.

Presidenti i futbollit europian në Shkup vjen me ftesë të Presidentit të FFM-së, Masar Omeragiç, që sot feston datëlindjen e tij.

“Disa mysafirë nuk vijnë vetëm për vizitë, por kthehen sepse kanë një arsye për t’u ndjerë të mirëpritur.” – ka shkruar Omeragiç.

Ndryshe, bëhet fjalë për një vizitë private, ndërsa të njëjtën që të dy presidentët do ta shfrytëzojnë për të ndjekur nga afër ndeshjen futbollistike midis Maqedonisë dhe Sllovenisë.

“Sonte së bashku do të ndjekim ndeshjen, Maqedoni-Slloveni. Në terren secili për ekipin e tij, ndërsa jashtë, më shumë se miqësi. Mirë se erdhe përsëri Aleksander. Maqedonia  çdoher është zgjidhje e mirë, sidomos sot” – ka shkruar Presidenti i FFM-së.

Ndeshja Maqedoni-Slloveni luhet sonte në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:45. Kjo ndeshje njëherit është edhe e fundit në kuadër të grupit B1 Ligës së Kombeve, ku Maqedonia do të kërkoj fitoren e parë, derisa Sllovenia fitoren, përmes së cilës do të siguronte vendin e dytë në grup dhe mundësinë për të luftuar që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e Ligës A, aty ku tashmë vendin e saj e ka siguruar Zvicra e vendit të parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply