Tifozët e Këllnit desh e kallën Londrën (VIDEO)

Skuadra gjermane e Këllni kishte 20 vite që nuk merrte pjesë në asnjë kompeticion Europian, por sonte në mbrëmje kanë shkaktuar trazira të mëdha në Londër, duke bërë që të shtyhet ndeshja ndaj Arsenalit.

Rreth 20 mijë tifozë gjermanë kanë tentuar të futen në “Emirates Stadium” pa biletë.

Policët e shumtë në Londër janë përpjekur që t’i ndalin, por gjermanët kishin ardhur edhe me bomba molotovi.

Shumë prej tyre janë ndalur nga policia. Ura në Londër është mbyllur për shkaqe sigurie. E gjithë kjo solli që kjo ndeshje të shtyhet për një orë, ndërsa pasi policia arriti që të merr kontrollin, e njëjta doli me një deklaratë për shtyp, teksa konfirmoi se ka gjithçka nën kontroll për ndeshjen e sontme e cila nisi me fillim nga ora 22:05.

Leave a Reply