Higuain thyen rekord, dy golat më të shpejtë në Ligën e Kampionëve!

Sulmuesi argjentinas i Juventus, Gonzalo Higuain, ka vënë rekordin e ri në Champions League duke shënuar dygolëshin më të shpejtë në historinë e kësaj veprimtarie. Në ndeshjen kundër Tottenham, Higuain shënoi golin e parë në minutën e dytë, pas pasimit të marrë nga Pjanic dhe në minutën e tetë realizoi golin e dytë me 11-metërsh, pas faullit të Davies shkaktoi ndaj Bernardeschi.

Gonzalo Higuain e shënoi golin e dytë pas tetë minutash e shtatë sekondash, duke thyer rekordin e Julio Cruz, i cili kishte shënuar dy gola në Champions League në ndeshjen ndaj rusëve të Spartak Moskë në 8 minuta e 30 sekonda në tetor të vitit 2018.

Leave a Reply