Një super ndeshje rezultoi të jetë ajo sonte e zhvilluar në “Gellzenkirshen” midis Shalke 04 dhe Ajaksit, në të cilën ndeshje në fund vetëm pas vazhdimeve kualifikimit për në gjysmëfinale iu gëzua skuadra holandeze, njofton “infOSport.mk”.
Ky sukses i Ajaksit përfiton edhe më shumë në vlerë, duke pasur parasysh se një gjë të tillë skuadra holandeze e arriti me 10 futbollistë në fushë, edhe atë pas një disavantazhi prej 3:0 që kishte pas 101 minutave lojë.
Ndryshe koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll me fitoren 2:0 të gjermanëve, të cilët në këtë mënyrë i’a arritën qëllimit që të dërgojnë ndeshjen në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta.
Goretzka (53’) dhe Burgstaller (56’) ishin autorët e golave gjatë 90 minutëshit të rregullt, derisa Shalken për një moment në gjysmëfinale e dërgoi Kaligiuri me golin e shënuar në minutën e 101-të.
Ky gol soll një erupcion të vërtetë në shkallë t e stadiumit në “Gellzenkirshen”, mirëpo Ajaksi edhe përkundër këtij fakti që kishte një disavantazh të tillë në aspekt të rezultatit dhe në aspektin e lojtarëve në fushë, pasi nga minuta e 80-të luante me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Veltman, nuk u dorëzua dhe në minutën e 111-të me anë të Viergever ngushtoi epërsinë e vendasve në 3:1, derisa vulën e kualifikimit të tyre e vendosi Amin Junes me golin e shënuar në minutën e 120-të.
Ndryshe skuadra e parë që kishte siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Liga Evropa, ishte Selta Vigo, skuadër kjo e cila pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë, mbrëmjen e sotme barazoi 1:1 në transfertën me skuadrën belge të Genkut.