Shkupi sulmon, por vetëm me barazim pjesën e parë mbaron (VIDEO)

FC Shkupi ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë përballë Sileksit, skuadër kjo e cila në aksionin e saj të parë më konkret arriti që të barazojë rezultatin, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe ndeshja filloi shumë mirë për “bardhekaltërit” nga Çairi, të cilët pas 10 minutave lojë avansuan me golin e futbollistit të talentuar, Omar Imeri. Muarem Bajrami me një diagonale të gjatë gjeti në thellësi para zonës kundërshtare Imerin, i cili duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij, me një goditje precize me të djathtën e tij kaloi në epërsi Shkupin.

SUPER AKSION DHE SUPER GOL I OMAR IMERIT NDAJ SILEKSIT

SUPER AKSION DHE SUPER GOL I OMAR IMERIT NDAJ SILEKSIT FC SHKUPI – SILEKSI 1:0(O. Imeri 10')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 10-të, teksa në minutën e 18-të pas një harkimit të Filip Grligorov nga e djatjta, Kristian Filipovski u gjind më së miri dhe me kokë shënoi për barazim të rezultatit.

SILEKSI NE AKSIONIN E TYRE TE PARE BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT

SILEKSI NE AKSIONIN E TYRE TE PARE BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPITFC SHKUPI – SILEKSI 1:1(K. Filipovski 18')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Leave a Reply