Lajm i bujshëm nga Katalunja, Barcelona ka shkarkuar Valverden!!!

Radiot “katalunase” gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se Barcelona do të shkarkojë trajnerin, Ernesto Valverde.

Dy radiot kryesore në Katalunjë, “Onda Cero” dhe “Catalunya Radio” kanë raportuar se Valverde ka marrë konfirmimin nga krerët e klubit për shkarkimin e tij.

Këto zëra janë shtuar dukshëm, sidomos pas disfatës 2:3 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Spanjës kundër Atletiko Madridit.

Pas dy ish futbollistëve të kësaj skuadre, Çavi Hernandez dhe Ronald Kuman, një emër tjetër që thuhet të jetë  më afër stolit të
katalunasve”, është ai i Mauricio Poçetinos, që së fundmi ishte pjesë e Totenhamit.

Leave a Reply