Valon Ethemi shënon në fitoren e Kukësit ndaj Teutës (VIDEO)

Futbollisti tetovarë Valon Ethemi ka rezultuar deçiziv në fitoren 1:2 të Kukësit në transfertën ndaj Teutës në ndeshjen e javës së 15-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

20-vjeçari shënoi golin e dytë për Kukësin në minutën e 46-të,  që në fund rezultoi të jetë edhe goli vendimtarë në fitoren e 7-të, të Kukësit gjatë këtij kampionati që e ngjet këtë skuadër në pozitën e dytë, menjëherë pas liderit aktual Kukësit.

Ndryshe në këtë ndeshje ishin vendasit e Teutës ata që avansuan të parët me golin e realizuar nga Amadu në minutën e 31-të, teksa Elis Bakaj dy minuta para fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë kishte barazuar shifrat në 1:1.

Teuta-Kukësi (Përmbledhje)

Teuta-Kukësi (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 17 декември 2017 г.

Për Valon Ethemin ishte ky goli i dytë i shënuar gjatë këtij edicioni me fanellën e Kukësit, dhe sërish ndaj Teutës pasi edhe golin debutues në Superligën shqiptare e kishte realizuar ndaj skuadrës durrësake me 16 tetor të këtij viti, kur skuadra kuksiane kishte shënuar fitore me rezultatin 4:2.

Edhe në atë ndeshje Ethemi kishte realizuar golin e dytë për Kukësin, ndërsa në anën tjetër njërin prej golave për Teutën e kishte realizuar futbollisti strugan, Nijas Lena, i cili sot u rikthye pas atij lëndimi që e nxorri për rreth dy javëve nga fushat e futbollit.

Leave a Reply