Ish kampionët e Francës interesohen për Arijan Ademin

Arijan Ademi vazhdon të tërheq vëmendjen e skuadrave të njohura europiane. Pas interesimit të skuadrës spanjolle të Betis, për shërbimet e futbollistit shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që mbron ngjyrat e gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb, së fundmi interes kanë shfaqur ish kampionët e Francës, Monako.

Fillimisht drejtuesit e Dinamos refuzuan ofertën e Betisit, në vlerë prej 6 milion euro, ndërsa Monako nëse vërtetë dëshiron shërbimet e Ademit, atëherë do të duhet të ofrojë dyfishin.

Ademi pas dopingut dhe mungesës prej dy vitesh nga fushat e futbollit, u rikthye më i fuqishëm se kurrë te Dinamo e Zagrebit, me të cilën skuadër numëron 239 ndeshje dhe 21 gola të shënuar.

Ai këtë edicion ka zhvilluar gjithsej 19 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar edhe dy gola në kuadër të garave të Ligës së Kampionëve.

Me përfaqësuesen e Maqedonisë 28-vjeçari Ademi numëron 14 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.

Leave a Reply