Fabinjo shumë modest, nuk jam Van Dajk, nuk e zëvendësoje dot atë

Virxhil Van Dajk për shkak të një lëndimi më serioz në derbin lokal kundër Evertonit do të mungojë nga fushat e futbollit për një kohë shumë të gjatë. Kjo ka shkaktuar jo pak probleme për trajnerin Jurgen Klop, i cili në pamundësi për të sjellë ndonjë emër të ri, zëvendësuesin e tij po e kërkon brenda grupit. Mbrojtësi holandez dëmtoi ligamentet e gjurit pak ditë më parë, ndërsa Jurgen Klop ka vendosur që deri në janar, në vend të Van Dajk të luajë Fabinho.

“Nuk jam Van Dajk, ai është më i miri në botë aktualisht. Trajneri më ka thënë se duhet të flas më shumë dhe të tentoj ta organizoj ekipin. Nganjëherë duhet t’i marrë topat e dytë dhe të jem gati për të bërë presion. Në këtë rol, duhet të tentoj të bëj më të mirën” – ka thënë Fabinjo për “Mirror”.

“Kur mësova se Van Dajk do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, u shokova sepse para se gjithash, ai është më i miri në botë momentalisht. Ai është lider i këtij ekipi. Do të më duhet të bëj sadopak nga ajo që bën Van Dajk. Duhet të tentoj ta organizoj ekipin. Më duhet t’i flas ekipit dhe të jem lider”, deklaroi braziliani i Liverpullit.

Leave a Reply