Pas kualifikimit historik të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian nuk kanë të ndalur uratat që vijnë në adresë të njeriut të parë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
I pari i UEFA-së, Aleksandar Çeferin ka uruar presidentin e FFM-së për këtë arritje, ndërsa nuk kanë munguar uratat as nga federatat tjera europiane që kanë shprehur gëzime dhe suksese për përfaqësuesen e vendit në kualifikimin e parë në një event madhor si Europiani.
Gjithashtu urime për kualifikimin historik, Sejdini ka pranuar edhe nga dy bashkëpuntorët e ngushtë Armand Dukën dhe Agim Ademi.