Eurogoli i Maliqit i siguroi fitoren Gostivarit, fiton edhe Veleshta (VIDEO)

Gostivarit i ka mjaftuar një gol për të mundur Teteksin në ndeshjen e javës së 19-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Ishte eurogoli i Maliq Belulit që vendosi derbin e Pollogut, kur i njëjti në mënyrë perfekte ekzekutoi një goditje dënimi nga afro 20 metra.

Beluli me shumë vetëbesim morri përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë goditje, ndërsa një gjë të tillë e bëri me mjaft mjeshtëri, duke i siguruar në këtë mënyrë 3 pikë skuadrës së tij.

3 pikë të arta edhe për Veleshtën, që vazhdon luftën me Skopjen për pozitën e parë. Skuadra nga Struga shënoi fitore 2:0 përballë Kadinos, edhe atë falë dy golave të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht Hristijan Maleski në minutën e 88-të shënoi golin e parë, që më pas në minutën e katërt shtesë Mirlind Dauti të shënojë edhe golin e dytë.

Skopje falë startit të vrrullshëm mundi Vëllazërimin me shifrat 3:1. Në mesin e autorëve të golave për skuadrën nga lagjja e Hekuranës u regjistrua edhe Arsim Lamallari, ndërsa gjithashtu shënuan edhe Hristijan Kirovski dhe Berat Ismaili (autogol). Golin e vetëm për skuadrën kërçovare e realizoi Mahir Ajruli 20 minuta para fundit të takimit.

Fitore minimale edhe për Ohrid Lihnidos, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Aleksandar Celeski (54’). Me këtë fitore skuadra nga Ohri mban hapin për atë pozitë të dytë, ndërsa jashtë gare mbetet Korabi, që këtë javë ishte i lirë. Skuadra dibrane numëron 25 pikë, 10 më pak se Ohrid Lihnidos i vendit të katërt. (infOSport.mk)

Leave a Reply