Romelo Lukaku refuzon ofertën e Evertonit

Sulmuesi belg Romelo Lukaku ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Evertonit, drejtuesit e së cilës skuadër i kishin ofruar atij një pagë javore prej 140 mijë sterlinash, çka do e bënte atë lojtarin më të paguar te “karamelat”.

Mirëpo edhe përkundër kësaj oferte të majme, Lukaku ka vendosur ti thotë “JO” kësaj oferte, pasi dëshira e tij është që të luaj në Ligën e Kampionëve Evropian.

Ai në këtë mënyrë ju bëri të ditur drejtuesve të kësaj skuadre se nuk e ka ndërmend të qëndroj edhe gjatë kohë te Evertoni, ndërsa këtë situatë me shumë vëmendje po e përcjellin drejtuesit e Çelzit dhe Bajernit të Munihut, dy skuadra këto të interesuara për shërbimet e sulmuesit belg.

Mirëpo këtu nuk është fundi i listës së skuadrave të interesuara, pasi për shërbimet e tij janë vënë në sulm edhe tre skuadrat e njohura italiane, Juventusi, Milani dhe Interi, ndërkohë që siç dihet sulmuesi ka refuzuar të transferohet në Kinë, edhe pse ofertat për të kanë qenë të majme.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply