Lajm i keq për Milanin, Abate mbyll sezonin para kohe

Një lajm i keq ka tronditur Milanin gjatë ditës së sotme, pasi u mësua se kapiteni i tyre Injacio Abate duhet tu thotë lamtumirë ndeshjeve të këtij sezoni.

Mbrojtësi i djathtë “kuq e zi” vuan nga një problem në sy, që e pengon atë të zbresë në fushën e lojës.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, mbrojtësi italian aktualisht po merr mjekimet e nevojshme me qëllim që të lë pas këtë problem që ka në sy dhe të pret në formën e plotë sezonin e ardhshëm.

Abate për disa sezone me rradhë ka qenë titullar i padiskutueshëm te Milani, skuadër kjo e cila po vuan kur janë në pyetje rezultatet, edhe pse mendohej që këtë vit skuadra nga “San Siro” do të futet në mesin e katërshes më të mirë në Serie A. Aktualisht skuadra që drejtohet nga Montella renditet në pozitën e 7-të me 50 pikë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply