Goli me shumë vlera i Ballazhit ndaj EuroMilkut (VIDEO)

Vëllazërimi sot para tifozëve të vetë në Kërçovë morri një fitore me shumë vlera ndaj skuadrës së EuroMilkut, duke mundur skuadrën shkupjane me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale e Ligës së Dytë, në të cilën Vëllazërimi kishte dominim të plotë, ndërsa tek goli erdhi vetëm në minutat shtesë, kur kapiteni Kushtrim Ballazhi u gjind më së miri në zonën kundërshtare dhe me një goditje precize shënoi në rrjetën e Lazarevskit për rezultat 1:0., shkruan “infOSport.mk”.

Falë kësaj fitore Vëllazërimi arriti në kuotën e 18 pikëve, duke u pozicionuar në pozitën e 7-të, ndërsa në anën tjetër EuroMilku edhe përkundër kësaj disfate mbetet në pozitën e tretë me 29 pikë të tubuara.

Leave a Reply