Adili dhe UTA Arad humbën derbin ndaj Brashov (FOTO)

Mevlan Adili ishte titullar në derbi ndeshjen e javës së 23-të në Ligën e Dytë rumune të futbollit, ku skuadra e tij UTA Arad pësoi disfatë minimale 1:2 ndaj konkurrentit kryesor për vendin e dytë, FC Brashov, njofton “infOSport.mk”.

Adili falë paraqitjes së mirë në ndeshjen debutuese ndaj Mioveni, edhe sot kishte marrë besimin e trajnerit Laurențiu Roșu.

Adili kishte një paraqitje të denjtë në këtë përballje derbi, mirëpo për shkak se skuadra e tij UTA Arad kërkonte me ngulm barazimin, shkupjani u zëvendësua në minutën e 63-të nga ana e sulmuesit Muntean.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti UTA Arad nuk arriti që të barazojë rezultatin, por përkundrazi pësoi edhe një gol tjetër në minutën e 76-të, ndërsa deri në fund gjithçka që mund të bënin ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 89-të nga Marius Chindris, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e dytë për ish futbollistin e Shkupit me fanellën e UTA Arad, skuadër kjo e cila mbetet sërish në pozitën e dytë, por tashmë me pikë të njëjta me FC Brashov.

Që të dyja skuadrat kanë nga 45 pikë dhe një ndeshje më shumë se skuadra e tretë në tabelën e klaifikimit, Sepsi që ka 44 pikë.

Ndeshjen e rradhës Adili me ekipin e tij do ta zhvillojnë sërish në teren vendas me datë 01 prill kundër skuadrës së Luceafarul Oradea.

Leave a Reply