Rinia humbi derbi ndeshjen nga Mladosti

Klubi i hendbollit, Rinia nga Shkupi që garon në Ligën e Parë të Hendbollit në Maqedoni ishte i pafat në ndeshjen derbi të javës së 12-të, kundër Mladostit, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Muhamed Ismaili u mposhtën me rezultatin 25:31, edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes rezultati ishte thuajse i barabartë.

Rinia tregoi forcën e saj deri në 10 minutëshin e fundit, ndërsa pas këtij momenti mysafirët nga Bogdanci të përforcuar me tre hendbollistë nga Superliga ishin ata që diktuan tempon dhe në fund nga Shkupi u larguan me tre pikët e plota, shkruan “infOSport.mk”.

Kapiteni Basri Latifi ishte më i dalluari tek Rinia me 7 gola të shënuar, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Filip Angjelkoviç me 6 gola të realizuar dhe Borjan Stojanovski që këtë ndeshje e mbylli me 5 gola.

Pas kësaj disfate, Rinia mbetet në kuotën e 25 pikëve, duke mos lëvizur fare nga pozita e tretë, ndërkohë me këtë fitore Mladost përforcon pozitën e dytë me 29 pikë.

Leave a Reply