Dy skuadra spanjolle në garë për Suso-n

Suso mund të rikthehet në Spanjë. Së paku kështu thonë mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se për shërbimet e spanjollitë të Milanit po interesohen dy skuadra me emër në La Liga, Atletiko Madridi dhe Sevilja.

Kësisoj e ardhmja e Susos te Milani vihet në dyshim, pasi futbollisti spanjoll ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, që klubet e lartëpërmendura mund ta paguajnë lehtësisht.

Atletiko Madridi i Diego Simeones kërkon një futbollistë me tipare të Susos dhe duke parë çmimin e favorshëm pritet të bëjnë hapa konkret për blerjen e tij në gjatë kësaj vere.

Suso në Spanjë e kishte nisur me Kadizin, për tu transferuar te të rinjët e Liverpullit, nga e cila skuadër u rikthye sërish në vendlindje, duke veshur fanellën e skuadrës së Almeria, ndërsa në Europë, përveç fanellave të Liverpullit dhe Milanit, gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Xhenoas.

Leave a Reply